Kurti pas vaksinimit: Nuk jam këtu të shfrytëzoj privilegjin, por për t’i inkurajuar qytetarët

Pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë veprim e bëri për t’i inkurajuar qytetarët që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi efektet anësore të kësaj vaksine.

“Nuk jam këtu që të shfrytëzoj privilegjin që të vaksinohem i pari, por që të inkurajoj të gjithë që të vaksinohen, meqenëse mbrëmë ka ardhur kontigjenti, do të kemi edhe vaksina të tjera, dhe me shembullin tim dua t’i inkurajo që të vaksinohen dhe të heqin dilemat mbi dobinë e kësaj ndërmarrje, zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë”, tha Kurti.

“Fillojmë më personelin shëndetësor dhe të moshuarit”, shtoi ai.