Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 që Kosova e arriti të shtunën mbrëma në udhëtim ndaj Zvicrës në eliminatoret për “Euro 2024”. Kosova, ndonëse me mungesa të shumta, fitoi një pikë në Basel.
Kurti ka thënë se përvoja e fituar nga lojtarët gjatë këtij cikli eliminator duhet të vihet në funksion në eliminatoret për Botërorin 2026.
“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026. Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, ka shkruar Kurti në