Kurti para mbledhjes së 100-të të Qeverisë: Do të flasë për të arriturat e ministrive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nëpërmjet një videoje ka folur për mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës që mbahet këtë të mërkurë.

Kurti bën të ditur se në këtë mbledhje do të flasin për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisese dhe do të votojnë 12 pika që janë në rendin e ditës, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përcjellin mbledhjen.

“Sot mbajmë mbledhjen e 100-të të qeverisë. Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”, shprehet Kurti në videon e publikuar.