Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për vizitën e tij në Greqi në kohën kur Deçani po përballet me një situatë emergjente për shkak të helmimit masiv të qytetarëve.
Gjoshi tha se Kurti është para dy dilemave ose të rrijë në hotelin luksoz në Greqi ose të kthehet në Deçan tek qytetari i thjeshtë, i zakonshëm, i varfër, i helmuar.
“Në momentin e parë që u ndodh para dilemës (1) të vazhdojë të qëndrojë në hotelin luksoz apo (2) të kthehet në Deçan te qytetari i thjeshtë, i zakonshëm, i varfër, i helmuar – Albin Kurti vendosi të mos e prish rehatinë e tij. Ai nuk mori mundimin t’i lëviz këmbët”.
Komuna e Deçanit ka shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë kanë marrë trajtim në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.