Kurti pa maskë e doreza takon Kryetaren e KQZ-së

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, edhe pse festë zyrtarë në Kosvës për nderë të Fitër Bajramit, ka takuar të hënën Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka. Në një komunikatë për media që e ka dërguar Zyra e Kryeministrit, Kurti e Daka nuk kanë mbajtur maskë e as doreza, por kanë respektuar distancën sociale.  

Në këtë takim u diskutua për funksionimin e këtij institucioni dhe ngritjes së bashkëpunimit në çështjet që ndërlidhen me Qeverinë. Ndonëse në kohë pandemie, KQZ është e gatshme të ushtrojë autoritetin e saj publik institucional.

Daka e njoftoj Kurtin, që përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të komunës së Podujevës edhe pse janë ndërprerë, me vendimin e marr më 14 mars të këtij viti, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për mos-mbajtjen e tyre, KQZ është e gatshme që ta mbajë këtë proces zgjedhor.

Në anën tjetër Kryeministri në detyrë, Kurti e njoftoi Daka, për lirimin e masave që po i ndërmerr Qeveria ndaj COVID-19. Koordinimi ndërinstitucional dhe respektimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga qytetarët, kanë dhënë rezultatin e tyre.

Kryeministri në detyrë Kurti në këtë takim shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë për forcimin e bashkëpunimit me KQZ-në dhe nevojën që ka vendi ynë për zhvillimin demokratik të institucioneve përmes transparencës dhe pavarësisë së tyre.