Kurti: Opozita me sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, reagoi ashpër pas votës kundër të partive opozitare – PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK – ndaj raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve. Ai e cilësoi këtë veprim si një sulm institucional ndaj Republikës së Kosovës dhe procesit demokratik.

“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot’, tha Kurti.