Albin Kurti pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se në çfarë cilësie po kthehet në qeveri pas betimit si deputet.
Teksa ka dalë nga Kuvendi, rrugës për në qeveri, Kurti nuk është përgjigjur as nëse i ka votat e nevojshme për seancën e të hënës.
Theksojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar padi, pasi që sipas tyre, Albin Kurti dhe kabineti qeveritar kanë marrë vendime edhe pas datës 27 mars kur edhe janë certifikuar si deputet nga ana e KQZ-së dhe sipas Hykmete Bajramit, shefes së Grupit Parlamentar të LDK-së, vendimet në qeveri janë marrë nga qytetar të thjeshtë, sepse siç theksoi ajo, Kurti dhe të tjerët nuk kanë pasur asnjë të drejtë për të marrë vendime.