Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të premten Shkëlzen Gashin, Këshilltar Politik.
Gashi është lindur në Prishtinë më 1981. Ka mbaruar studimet për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës si dhe studimet master për demokraci dhe të drejta të njeriut në programin e përbashkët të Universitetit të Bolonjës me atë të Sarajevës.
Ka botuar disa libra në Kosovë, në mesin e të cilëve edhe «Adem Demaçi – biografi e paautorizuar». Po ashtu, jashtë vendit ka botuar shumë punime e kapituj librash, kryesisht për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të publikuara nga shtëpi botuese prestigjioze europiane, si Central Europian University Press, Routledge, Palgrave Macmilan, etj.