Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur sot para mediave lidhur me vendimin për heqjen e rrethojave para Qeverisë.
Kurti ka deklaruar se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka kërkuar rekomandim për këtë çështje edhe nga policia.
Ai thotë se të njëjtat është dashur që të hiqen më herët, e thotë se nuk ka mungesë të sigurisë.
“Ushtruesi i detyrës së Ministrit të punëve të brendshme i ka shkruar një kërkesë për heqjen e këtyre rrethojave që kemi pasur ndërmend t’i heqim edhe më herët, pasi që janë hequr vonë, ai e ka pasur parasysh edhe shqetësimin që mund të ketë ardhur nga policia, mirëpo, ato i ka trajtuar me kujdes, nuk ka mungesë sigurisë, jam plotësisht dakord që oborri qeverisë dhe sheshi të mos kenë pengesa në mes”, ka deklaruar Kurti.