Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, do ta përfaqësojë Kosovën në Qendrën Rajonale të Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve “Racviac” në Kroaci.
“Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka shkruar Kurti.
