Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës në Austri dhe nga një panel i diskutimin me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, ai foli për zhvillim të madh në Kosovë.
Kurti tha se “Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë se si liria bëhet zhvillim dhe anti-korrupsioni bëhet rritje” dhe tha se “kemi pasur progres të madh demokratik”, raporton Gazeta Express.
“Ia kemi dalur ta shtojmë çdo vit 1 miliard euro së paku në ekonominë tonë, dhe paraardhësit tanë kanë pasur nevojë tre vjet për ta shtuar 1 miliard”, tha Kurti.
Ai tregoi se Kosova kishte “rritje ekonomike 10%, pastaj 5.2% dhe këtë vit do të kemi rreth 3.8%”.
Kurti tha se inflacioni ka rënë sivjet dhe tregoi se si Qeveria e tij i ka rritur pagat dhe kështu, “e ka ulur pabarazinë”.
“Për shembull rroga ime si kryeministër është më pak se tri herë më e lartë sesa e një ushtari”, tha Kurti.
“Ka më pak pabarazi në shoqëri”, theksoi kryeministri.