Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovës tha se zhvillimi ekonomik duhet të jetë edhe zhvillim rural dhe nuk duhet të jetë i rezervuar vetëm për zonat urbane.
Shefi i ekzekutivit kosovar nga fshati Vicë i Tetovës promovoi idenë e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit përmes rrugës së re.
Sipas tij, rruga Prizren-Tetovë është shumë me rëndësi për dy anët e kufirit.
”Në bazë të llogaritjeve për këtë rrugë nuk është kosto shumë e lartë, por kthimi në këtë investim është i jashtëzakonshëm, meqenëse shkurtohet rruga”, tha Kurti, duke shtuar se ky projekt është rajonal dhe ndihmon në zhvillimin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.
Kurse zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dha detajet mbi këtë projekt.
Ai tha se variantin që është përzgjedhur është me një tunel mbi 6.4 km.
Durmishi tha se rruga Prizren-Tetovë është e mirëseardhur për të dyja anët dhe do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim të turizmit malor.
Kurse kryetari i Tetovës Bilall Kasami, tha se rruga duhet të bazohet në punën e dy qeverive.