Kryeministri Albin Kurti sot po qëndron për një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Shefi i ekzekutivit kosovar në Shkup do të ketë takim bilateral me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristjan Mickoski.
Takimi mes dy kryeministrave është planifikuar që të mbahet nga ora 10:00 deri në ora 10:30, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq, nga ora 11:00 do të mbahet takim bilateral ku pos Kurtit dhe Mickoskit do të marrin pjesë edhe delegacione qeveritare nga të dyja shtetet.
“Më pas është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Mickoski dhe Kurti në Qendrën për Media në Qeveri”..