Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në darkën e liderëve të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Kjo darkë i paraprin takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mbahet sot në Shkup kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Gjatë darkës, kryeministri theksoi se Plani i Rritjes dhe Tregu i Përbashkët Rajonal i Procesit të Berlinit duhet të përshpejtojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe fondet e BE-së duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.