Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për paraqitjen e 12 rasteve të variantit të ri të coronavirusit Delta plus në Kosovë. Gjatë një interviste në ATV Kurti ka thënë se së shpejti do të emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë dhe ai nuk do të jetë nga Vetëvendosje.
“Është çështje ditësh deri kur do ta emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë në vend të Arben Vitisë. Punë po e kryen mirë z.Dafina Gexha-Bunjaku. Këto ditë do ta emërojë ministrin e ri. Nuk do të jetë nga Vetëvendosje por nga shëndetësia”, tha ai.
Ai ka thënë se më në Kosovë nuk do të kemi skena si të verës që shkoi sepse kemi numër të mjaftueshëm të vaksinave.
“Në dy javët e fundit kishim vetëm katër të vedkur., po ia ofrohemi 1.6 milionë dozave të administruara, është kaluar 55 për qindëshi me dy doza. Është e domosdoshme të kemi kujdes. Maskat, distancat higjiena duhet të mirëmbahen, por tash kur kemi mundësi që të vakzioneh edhe moshat e reja i bëj thirrje qytetarëve. Nuk mund të ketë më skena si të verës sepse ne filluam vaksinimin të fundit. Vaksinat erdhën vetëm në qershor prandaj e kishim një situatë të trashëguar. Tash ka vaksina. Dr. Arben Vitia ka bërë negocimin më fantastik me c’rast me Pfizer ka marrë cmimin më të ulët të mundshëm. Asnjëri nga ne nuk do të ishte që me nerva të forta të negocionte aq suksesshëm. Do të marrim edhe vaksina të tjera. I inkurajoj qytetarët që sa më parë të vaksinohen. Unë e kam marrë Astrazenaka. Ajo çfarë nuk sjellim janë vaksinat ruse dhe të Kinës”, tha ai.