Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të sontëm në Bruksel, ka thënë se Kosova më 1 shtator do të nisë implementimin e vendimit për targat.
“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është vendim sovran i 29 qershorit. Jemi marrë vesh me partnerët evropianë dhe amerikanë që me datën 1 shtator vazhdon lëshimi i këtij dokumenti”, ka thënë Kurti.
Teksa, ka bërë të ditur që Kosova është për lëvizje të lire, dhe lëvizja e lirë duhet të bëhet vetëm përmes rrugëve legale dhe jo ilegale, transmeton Gazeta10.
“Këtë cështje e kemi ngritur edhe me KFOR-in në Kosovë edhe sot me z.Stoltenberg, që nuk ka kuptim liria e lëvizjes në rrugë ilegale. Teksa, sa i përket vendkalimeve kufitare, ne po e bëjmë atë që e bënë Serbia tash e 11 vjet, një dokument shtesë, pa ua marrë asnjë dokument qytetarëve serbë”, ka thënë Kurti.