Kryeministri Albin Kurti i ka dalë në mbrojtje zëvendëses së tij e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas kritikave që ajo mori me arsyetimin se “nuk po e mbron luftën e UÇK-së” dhe se “do të dorëzojë dosje në Gjykatën Speciale”.
“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel. Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, ka shkruar Kurti në Facebook.