Kurti: Këto zgjedhje janë referendum

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar sot pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi.

Ai në Facebook ka shkruar se pas shtatë muajve u dëshmua ajo që dihej nga fillimi.

Sipas tij, “zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese”.

Ai ka thënë se janë humbur shumë vite dhe jo vetëm muaj.

“Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës”, ka shkruar ai.

Kurti ka shkruar se “më 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”.