Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka kërkuar nga BE-ja sanksionimin e Serbisë, i cili është shumë i rëndësishëm që të mos përsëritet sulmi i 24 shtatorit.
Kurti, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Kosova e kërkon një gjë të tillë sepse “mos-ndëshkimi mund të sjell përsëritje”.
Kurti, mes tjerash, bëri të ditur se ka kërkuar edhe ekstradimin dhe gjykimin e terroristëve serbë në Kosovë.
Kurti po ashtu tha se Kosova e ka pranuar propozimin e BE-së, por Serbia ka qenë ajo që e ka dështuar.
“Ky takim u zhvillua pas vizitës që pesë emisarët i kishim ne vendin tonë ku ata ofruan edhe një propozim për ecje përpara.
“Takimi ishte mundësi e mire për të kërkuar më shumë siguri përreth kufirit me Serbinë e po ashtu kërkova sanksionimin e Serbisë për sulmin pasi mos-ndëshkimi mund të sjell përsëritje. Ne i kërkojmë sanksionet si ndëshkim për hir të mos përsëritjes”.