Kurti: Jemi Qeveri e përgjegjshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij është e përgjegjshme dhe e të gjithëve.

Kurti në fjalën e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë që është mbajtur të mërkurën, ka theksuar se ata që urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria dhe kushtetueshmëria.

Ai u ka bërë thirrje edhe njëherë zyrtarëve serbë që të mos i braktisin institucionet e Kosovës.

“Në jemi qeveri e përgjegjshme, e të gjithëve kundër kriminelëve, e përkushtuar për zhvillim, integrim, barazi për të gjithë, për respektim të të drejtave të pakicave dhe shërbim ndaj qytetarëve pa dallim e diskriminim. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria e kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe i korrupsionit në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se deri në mëngjesin e së mërkurës janë lëshuar 1,012 vërejtje për targat.