Kryeministri Albin Kurti tha sot se qeveria nuk do të dorëzohet përballë grupeve kriminale të cilat dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin e Kosovës.
Ai, derisa po raportonte në Kuvendin e Kosovës lidhur me ngjarjet në veri të vendit, tha se tri kategori të grupeve kriminale veprojnë në veri.
Kurti deklaroi se objektet komunale në veri i takojnë Republikës së Kosovës, jo grupeve kriminale.
Kurti: Protestat në veri organizohen me direktivë nga Beogradi, serbët s’janë të lirë atje
“Pasuria e objekteve publike të Kosovës, i takojnë Republikës së Kosovës. Përdorimi i tyre është i rregulluar me ligj në këtë kuvend. Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale testojnë rendin ligjor e kushtetues të Republikës”, tha Kurti.
“Janë tri kategori mes tyre: kategoria e parë janë kriminelët e mbrojtjes civile, këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste e cila e admiron Millosheviqin dhe Putinin. Kategoria e dytë janë ata të administratës publike, të cilët nëse nuk dalin në protesta e humbin pagën dhe kategoria e tretë janë kompanitë e Radoiçiqit dhe Veselinoviqit”, deklaroi kryeministri.
Kurti: Shoqërimi i kryetarëve me polici s’ishte vendim politik por i organeve të sigurisë
Ai tha se Qeveria e Kosovës është qartësisht e orientuar kah Perëndimi.
Kurti e quajti shtetin serb një “shtet autokrat” dhe tha se Kosova nuk mund ta kompensojë Beogradin për luftën e humbur nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit