Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në T7, ka thënë se Qeveria Kurti ia ka ndarë KEDS-it 45 milionë euro për t’i kompensuar humbjet.
Sipas tij, shuma prej 45 milionë eurove është dyfishi i çdo shume që qeveritë paraprake ia kanë ndarë KEDS-it për t’ia mbuluar humbjet.
“Për dy ditë, qeveria e Albin Kurtit ia ka ndarë KEDS-it 45 milionë euro nga taksat tona, për t’ia kompensuar humbjet. Dyfishin e çdo qeverie paraprake”.
Molliqaj tha se tendenca e qeverisë për ta drejtuar gishtin nga qytetari për këtë krizë energjetike është e papranueshme.
“Tendenca e qeverisë se qytetarët po harxhojnë shumë është e papranueshme. Në Kosovë kemi një qeveri, e cila është totalisht përgjegjëse për çdo minutë që nuk ka rrymë në Kosovë”.