Kurti ia ka “ofruar” Ramush Haradinajt pozitën e kryetarit të Kuvendit për koalicion?

Duket se kanë nisur negociatat për formimin e qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit mes AAK-së dhe Vetëvendosjes.

Burime të Metros kanë thënë se Kurti i ka ofruar Ramush Haradinajt pozitën e ulëses së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Nga këto negociata thuhet se Kurti po ngulmon që të bëhet kryeministër me Vjosa Osmanin si presidente të vendit.

Haradinaj kishte shpallur kandidaturën për president para zgjedhjeve të 14 shkurtit, përcjell Periskopi.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe Vjosa Osmani