Kurti flet për darkën e Brukselit, jep detaje për takimin me Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për pjesëmarrjen e tij në darkën e organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Ai tregoi se gjatë kësaj darke zhvilloi takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Kurti foli edhe për takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se u takuan miqësisht për të diskutuar bashkëpunimin mes dy shteteve.

“Me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”, ka shkruar Kurti.

Kurti këtë vizitë e konsideroi si një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re si dhe për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor.