Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.
“Në një bisedë telefonike, kryeministri në detyrë Kurti dhe kryeministrin Jansha biseduan për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike. Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve”.
Nga ana e tij, Jansha e përgëzoi Kurtin për punën e mirë dhe uroi që Kosova të dalë sa më mirë nga situata e krijuar”, thuhet në njoftimin për media.
Në njoftim thuhet se gjatë kësaj bisede telefonike u diskutua edhe për dialogun me Serbinë.
“Kryeministri Jansha theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta. Jansha theksoi se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE”, thuhet në njoftim e Qeverisë.