Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka biseduar me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të mbërritur në Ohër.
Kurti tha se me Cholletin “diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë”.
Tutje, Kurti bëri të ditur se në bisedë me Cholletin theksoi se pala kosovare është e përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme.
Pas Kurtit është deklaruar edhe vetë Chollet, i cili ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë do të sjellë përfitime domethënëse për të dy vendet.
“Kjo tregon angazhim për të ardhme paqeje për rajonin”.