Kryeministri Albin Kurti bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci.
Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptarë.
I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.
“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer”, ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.
Kurti ka kujtuar rolin që ka mërgata kosovare në zhvillimin e ekonomik të Kosovës.
“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, tha ndër të tjera Albin Kurti.