Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë.
Gjatë takimit të tyre, sipas komunikatës nga kryeministria, Kurti i ka uruar Berishës suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Berisha është njëherësh kryeshef i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Prizren.