Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka kontestuar punën e Gjykatës Kushtetuese.
Ai e ka quajtur qeverinë Hoti, të paligjshme, pasi sipas tij ka ardhur pas një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese i cili sipas tij ka rënë në kundërshtim me aktvendimet e mëhershme të kësaj gjykate, shkruan lajmi.net.
Kurti shprehet se aktgjykimi është i papranueshëm për Vetëvendosjen, tek shprehet më pastaj se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme, dhe siç shprehet ai, ato do të vijnë shpejt.
“Nuk ka subjekt politik dhe nuk ka kryeministër si Vetëvendosja dhe unë që jemi sulmuar kur kemi qenë në qeverisje. Paralelisht nuk ka kryeministër në Kosovën e pasluftës që nuk është marrë fare me sulmet e opozitës siç kam bërë unë”, tha Kurti.