Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me Papa Françeskun, në vizitën e parë zyrtare të tij në Vatikan.
Bëhet e ditur se kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh falënderues dhe shumë i lumtur për mikpritjen dashamirëse.
Në takim Kurti tha se politika është shërbim, teksa e ftoi Shenjtërinë e tij, Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që kishte së fundmi.


