Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dhuruar sot gjak për ata që kanë nevojë.
Këtë e ka bërë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.
Ai u ka bërë apel qytetarëve t’u përgjigjen thirrjes së për dhurim të gjakut.
Për shkak të pandemisë, organizimet për mbledhje të gjakut këtë vit dështuan. Kësisoj, është shfaqur mungesa e gjakut dhe gjithashtu, kanë përfunduar edhe rezervat.
Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, sot bëri thirrje për dhurim të gjakut.