Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nesër në Shkup, ku do të diskutojnë planin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe organizatave rajonale
Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrës pritet të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas njoftimit të qeverisë maqedonase, pjesë do të marrin edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopmann dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Komoros të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, do të marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup.