Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të mbajnë sot konferencë për media.
Sipas njoftimit për media, konferenca do të fillojë në orën 12:30, raporton Klankosova.tv.
Nuk dihet arsyeja e konferencës.