Kurti dhe Abdixhiku do të takohen të mërkurën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen të mërkurën nga ora 11:00.

Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

“Tashmë është caktuar koha dhe dita e takimit. Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, është shprehur Halimi, njofton KlanKosova.tv.

Kujtojmë se ftesës së Kurtit për një takim me të tre liderët e partive opozitare i janë përgjigjur pozitivisht Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, ndërsa kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim.

Ftesa e Kurtit ndaj të tre liderëve opozitarë ka të bëjë me dialogun Kosovë – Serbi.