Në Antalia të Turqisë po mbahet Forumi Diplomatik, takim ky i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin po marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinion-bërës dhe akademikë.
Në këtë Forum po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e të cilët kanë pasur takime me liderë rajonal e botëror.
Kryeministri i vendit, Kurti një takim çasti e ka pasur edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ndryshe, Forum në Antali të Turqisë o t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.