Kryeministri Albin Kurti, ka dalë sot të bëj pazar në orarin e lejuar të qarkullimit sipas shifrës së parafundit të numrit personal, transmeton Klan Kosova.
Ai deklaroi se ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30”.

“Bleva perime e pemë, bukë e djathë, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”.

“I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, ka thënë Kurti.
