Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit presidencial për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell. Kurti tha se nuk i ka thënë Grenellit asnjëherë se do të heqë taksën 100 për qind pa reciprocitet.
“Asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet” Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit presidencial për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell. Kurti tha se nuk i ka thënë Grenellit asnjëherë se do të heqë taksën 100 për qind pa reciprocitet. “Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, ka shkruar Kurti në Facebook.