Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kroaci për të vizituar të lënduarit nga aksidenti që ka ndodhur në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.
Ai është pritur nga kryeministri i Krocisë, Andrej Plenkoviq dhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Radman. Bashkë me Kurtin ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe shefi kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela.
Ata në Slavonski Brod kanë shkuar me helikopter, pas pak pritet që ta vizitojnë spitalin ku janë të aksidentuarit.