Kur do të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë, flet zëdhënësi i Qeverisë

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ende nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Ai tutje ka shtuar se reciprociteti as nuk është nocion i ri për Vetëvendosjen e as për partnerët ndërkombëtarë.

Sipas tij, ky është parim themelor dhe buron nga sovraniteti.

Ne jemi të interesuar për trajtim të barabartë. Unë mendoj që askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar nga vendosja e reciprocitetit”, ka thënë ai.

Kryeziu ka thënë se nuk ka një datë të caktuar për vendosje të reciprocitetit, duke shtuar se kjo vendoset në bazë të parimeve.