Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të miratohet vendimi nga subvencionimi i fëmijëve, varësisht nga të ardhurat e fëmijëve.
Kurti thotë se sivjet Qeveria dëshiron që të gjithë fëmijët të mbështeten me nga 100 euro.
Ndërsa Murati tha se nuk ka nevojë për aplikim për këto shtesa, pasi ato do të ndahen sipas listës ekzistuese të shtesave që marrin fëmijët për çdo muaj.
Tutje, ai tha se për kohën e daljes së këtyre mjeteve do të ketë njoftim të ri.
“Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë për aplikim për ata që janë ekzistues në skema. Të gjithë pensionmarrësit këtë të premte do të marrin pensionet e rregullta, ndërsa ditët në vijim pas përgatitjeve teknike do të njoftohen se kur do të bëhet transferi për shtesën prej 100 euro. Poashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftojmë me kohë pra gjatë ditëve në njoftim se kur do të procedohet shtesa prej 100 euro e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt që ata i marrin shtesat për fëmijët. Transferi bëhet në llogarit ekzistuese”, ka thënë Murati.