Kulti i orës 5 të mëngjesit/ Zgjimi herët në agim, ja kush është pjesë e grupit #5am, hashtagu me mbi 17 milionë postime në rrjete

A është zgjimi herët në agim sekreti i shëndetit dhe lumturisë?

Të ndjekurit e këtij stili jetese po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar në mesin e të pasurve dhe të famshmëve,nga Jennifer Lopez, Jennifer Aniston dhe Kardashians deri tek Mark Zuckerberg i Facebook, Tim Cook i Apple dhe themeluesi i Tëitter Jack Dorsey.

Klubi 5 e mëngjesit në rrjetet sociale po ndiqet edhe nga Anna Wintour dhe Michelle Obama.

Gwyneth Paltrow është një anëtare prej shumë kohësh, dhe ndan në Instagram të gjithë rutinën e saj, nga 20 minuta meditim transcendental, tek një stërvitje kërcimi e ideuar nga shoqja e saj Tracy Anderson.

Ka shumë kërkime që tregojnë se zgjimi herët mund t’ju bëjë më të lumtur , madje edhe të hani më shëndetshëm . Megjithatë, Russell Foster, kreut të Institutit të Neuroshkencës së Gjumit në Universitetin e Oksfordit vë në dukje një kurth të madh.

Eksponentët më entuziastë të këtyre regjimeve janë njerëzit që mund të përballojnë kontraktimin e një të ashtëquajturi administratorit të jetës së tyre. “Ata kanë para për të paguar njerëzi për të bërë gjithçka. Imponimi i këtij orari te njerëzit e tjerë nuk është i drejtë. E vërteta është se shumica prej nesh nuk mund ta përballojnë atë” thotë ai.

Psikoterapistja e gjumit Heather Darëall-Smith thotë se secili nga ne ka një kronotip që përcakton orën e gjumit në trupit tonë. Të gjithë e dimë se ka njerëz që lakojnë gjumin e mëngjesit dhe të tjerë që qëndrojnë zgjuar gjatë natës, pasi nuk kanë gjumë.

Unë e quaj orën time magjepsëse, thotë Jenny Wilson, një terapiste ngjyrash e cila zgjohet në 5:45 minuta sepse për sa kohë që e kam këtë kohë për veten time, pjesa tjetër e ditës shkon në vendin e saj si me si magji. Rituali i saj është gjithmonë i njëjtë – 30 minuta joga e ndjekur nga 20 minuta meditim.

Megjithatë nuk është e rëndësishme kur ngriheni ajo që ka rëndësi është mënyra se si zgjidhni të përdorni minutat e çmuara që keni.