Kujtim Shala flet për incidentin: Nuk ka ndodhë asnjë përplasje me VV-në, po gënjejnë publikisht

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, njëherit deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për Klan Kosovën rreth raportimeve për incidentin ndaj Vetëvendosjes.

Ai pretendimet për përplasje me Vetëvendosjen i ka quajtur gënjeshtra publike, dhe sipas tij ka pamje të cilat e dëshmojnë të vërtetën.

”Nuk ka ndodh asgjë… Fizikisht asgjë, asnjë prekje e vetme me askënd”.

”Po gënjejnë publikisht. Në sallë e në korridor ka pas kamerë dhe aty shihet gjithcka…”

”Le t’i marrin pamjet dhe gjithçka dëshmohet”.

”S’është e vërtetë që ka pasur përplasje, absolutisht jo… Unë jam përgjegjës sipas ligjit”.

Shala gjithashtu pohoi për Klan Kosovën se kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, u detyrua ta ndërpres mbledhjen për shkak të gjuhës së tensionuar që bënë deputetët e Vetëvendosjes ndaj saj.

”Kryetarja e Komisionit e ka ndërpre mbledhjen, për shkak të gjuhës dhe ofendimeve që i kanë bërë deputetët e Vetëvendosjes”.