Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka pyetur Albin Kurtin se a është nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg.
Haradinaj nga foltorja e Kuvendit ka pyetur kryeministrin e Kosovës se nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.
“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng”, tha Haradinaj.
Pas kësaj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i kërkoi Haradinajt që të ketë kujdes me fjalët.