Temperatura të larta kanë përfshirë vendin tonë për gjatë këtyre.
Për shkak të temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë nxjerrë vendimin që duke filluar nga data 13-20 korrik 2024, të lirohen nga puna gratë shtatzëna, ose të punojnë nga shtëpia, derisa qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë, transmeton Telegrafi.
Vendimi, gjithashtu, ndalon punën në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka publikuar listen me sëmundje kronike për qëllim që institucionet dhe subjektet e ndryshme ta kenë më të lehtë zbatimin e vendimit.
Ndryshe, temperaturat gjatë kësaj jave do të arrijnë deri 39 gradë Celsius, ekspertët shëndetësorë kanë bërë thirrje që qytetarët mos të ekspozohen në diell./Telegrafi/

