Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi rreth gjendjes së krijuar në Telekom.
“Personalisht jam i bindur se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë çështje. Jam i sigurt që duhet të japë përgjegjësi edhe penale edhe politike, sepse qeveria menaxhon sipas ligjit për ndërmarrjet publike… po ashtu ka njësi monitoruese që monitoron në mënyrë rigoroze të gjitha. Përmes njësisë monitoruese e ka për obligim që ta kontrollojë kontratën e tillë”, ka thënë ai në DESKU të KTV-së.
Për më tepër, si ka thënë ai, ka mbetur i habitur pasi i është thënë se ka fakte të reja, që s’janë prezantuar fare në vitin 2016 ose janë keq prezantuar.
“Dikush duhet të japë përgjegjësi nëse ekzistojnë këto fakte”, ka thënë ai.
Kuçi po ashtu ka bërë të ditur se qeveria të shtunën do të mblidhet rreth kësaj çështjeje.
“Ekziston mundësia e marrëveshjes për të parë procesin e shtyrjes së këtyre obligimeve. Por është edhe ideja ta rishikohet kontrata e vitit 2009 përmes procesit gjyqësor, ide kjo e ndërmarrjes publike, pasi që ata mendojnë se ka elemente tjera shtesë të kontratës së këtij viti”, ka thënë ai.