Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se është kthyer në prodhim Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”, i cili kishte dal nga prodhimi për shkak defekteve paraditen e së hënës.
Dalja nga prodhimi i Blloku B1, ka vështirësuar edhe më shumë furnizimin me energji eklektike
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndërprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”, ka njoftuar KEK-u, shkruan Gazeta Stop.