Kryetari i Zveçanit thotë se nënkryetaren e shkarkoi për mospunë


Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka shkarkuar sot nënkryetaren e kësaj komune, Sladjana Pantoviq.

Sipas Pecit, deri te shkarkimi i Pantoviqit ka ardhur pasi e njëjta nuk u ka shërbyer qytetarëve të Zveçanit dhe ka tejkaluar kompetencat.

Ndërsa në një prononcim për Klankosova.tv, Peci tha se prej se është kryetar ka marrë dy vendime.

“Po, e kam shkarkuar për mospunë. Kemi marrë vendime për formimin e të gjitha drejtorive dhe kabinetit. Ende përfundimisht s’kemi ndonjë vendim tjetër por të gjithë drejtorët janë të angazhuar në punë”, tha peci për Klankosova.tv.

E, për krahasimin që Pantoviq ia bëri deklaratave të para tri ditëve të PDK-së dhe Listës Serbe duke thënë se “janë shumë të ngjashme”, Peci tha se nuk do ta komentojë.