Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është duke punuar nga Zyra për Komunitete në fshatin Çabër të kësaj komune.
Ai shtoi se, aktualisht, është duke u vlerësuar gjendja e sigurisë në komunë, për të vendosur nëse do të shkojë në objektin komunal.
Kujtojmë se serbët në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – të tria komuna në veri të Kosovës – janë duke protestuar prej ditësh kundër kryetarëve shqiptarë.
Tensionet janë rritur nga 26 maji, kur Policia e Kosovës i ka ndihmuar ata të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve vendas. /REL/