Në Komunën e Vushtrrisë sot është marrë vendim që të përkrahen financiarisht të gjithë të prekurit me COVID 19.
Kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes Facebookut ka dhënë detaje se cilat kategori do të përkrahen.
“Në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë Covid 19, Kuvendi i Komunës sot ka aprovuar Vendimin për përkrahje financiare 150-300 Euro, për të prekurit me Covid 19 në qytetin e Vushtrrisë. Nga ky vendim përfitojnë vetëm: -familjet me asistencë sociale, – familjet që nuk kanë të ardhura dhe – familjet që kanë më pak se 350€ të hyra mujore”, thotë ai, duke bërë të ditur se shuma e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300€.
“Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës. Aplikimi mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi I pandemisë deri në përfundimin e saj”, ka thënë ai./GazetaExpress/
Shkrimi i plotë:
Në kuadër të zbutjes së ndikimit të pandemisë Covid 19, Kuvendi i Komunës sot ka aprovuar Vendimin për përkrahje financiare 150-300 Euro, për të prekurit me Covid 19 në qytetin e Vushtrrisë.
Nga ky vendim përfitojnë vetëm:
-familjet me asistencë sociale,
familjet që nuk kanë të ardhura dhe
familjet që kanë më pak se 350€ të hyra mujore.
Shumë e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300€.
Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës.
Aplikimi mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi I pandemisë deri në përfundimin e sajë.