Edhe pse sistemi shëndetësor në Kosovë ka mungesë të stafit, në vendin tonë ka mjekë pediatër të papunë.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Dr. Pleurat Sejdiu priti në takim disa pediatër të cilët shprehën shqetësimet e tyre rreth pamundësisë së punësimit dhe mosofrimit të vendeve të punës për këtë lëmi.

“Janë 15 pediatër që kanë përfunduar studimet prej 1 deri në 5 vitet e fundit dhe akoma nuk kanë mundur të gjejnë mundësinë e punësimit, ndërkohë që sipas tyre, emergjenca pediatrike është jashtë funksionit si pasojë e mungesës së pediatërve”, ka njoftuar OMK-ja
Oda e Mjekëve të Kosovës u zotua se do të ngrehë edhe më tutje shqetësimin, tani më fenomenit të papunësisë të mjekëve, përkundër faktit të nevojave reale të institucioneve.